Gazetari legjendar Larry King është infektuar me koronavirus, ndërsa ndodhet i shtruar në spital pasi gjendja e tij u rëndua. Mediat e huaja raportojnë se ai ndodhet i shtruar në një spital në Los Anxhelos, ndërsa thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Dikur prezantues në CNN, 87-vjeçari drejtonte emisionin e tij “Politicking”, ndërkohë që prej kohësh kishte probleme me shëndetin.
Në vitin 2017, prezantuesi legjendar njoftoi se vuante nga kanceri i mushkërive, ndërkohë që në 2019 ai iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër ndërsa në të njëjtin vit pësoi dhe goditje në tru.