Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të v d ekj es. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.279. Varianti i ri i koronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në Kosovë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.
Për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i koronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit. Ramadani për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra deri më sot për koronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj. “Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, -ka thënë infektologu Ramadani.