Sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit dhe verdhekuqtë, mund të jenë afër një shkëmbimi të bujshëm.
Nëse nga njëra anë është tashmë e qartë prishja mes Roma-s dhe Dzeko-s, nga tjetra nuk është një sekret se Christian Eriksen nuk ka qenë asnjëherë pjesë e planeve të Conte-s.
Kjo situatë ka bërë të mundur që dy klubet të mendojnë për një shkëmbim.
Ditët e fundit të merkatos së janarit do të jenë vendimtare. Operacioni mbetet i vështirë, por jo i pamundur…