Interi është mposhtur nga Sampdoria me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.Ekipi i Antonio Contes nuk ka arriti dot të dal me rezultat pozitiv pas tetë fitoreve radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por vendasit ishin më konkret duke shënuar dy gola. Interi kishte mundësi të artë për të kaluar në epërsi në minutën e 12-të, por penalltia e Alexis Sanchez u prit nga portieri Audero dhe nga topi i kthyer Ashley Young goditi shtyllën.
Pas këtij goli, Sampdoria u tregua më e ‘ashpër’ duke provuar më shumë dhe në minutën e 23-të shënoi me anë të Antonio Candrevas nga penalltia për 1-0, ndërsa Keita Balde (38’) shënoi për 2-0. Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe krijoi shumë deri sa gjeti golin e parë në minutën e 65-të me anë të Stefan de Vrij, i cili shënoi me kokë për 2-1. Pas këtij goli, Interi vazhdoi me lojë më të mirë dhe më kërkuese me raste, por edhe përkundër disa tentimeve nuk arritën të gjejnë golin dhe në fund u mposhtën 2-1 nga Sampdoria. Pas kësaj humbje, zikaltrit mbesin në vendin e dytë me 36 pikë.