Vaksina që ka nisur të aplikohet në shumë vende i ka lehtësuar ata që nuk janë prekur ende nga Covid-19. Por për ata që e kanë kaluar virusin mbetet pyetja: sa do të zgjasë imuniteti i tyre natyral? Një studim i ri ka gjetur se disa simptoma gjatë sëmundjes lidhen me mundësinë më të madhe për ta pasur imunitetin për një kohë më të gjatë. Universiteti i Uiskonsinit ka analizuar gjakun e 113 pacientëve të infektuar me Covid-19 pesë javë dhe tre muaj pasi e kishin kaluar atë.

Temperatura. Temperatura e lartë është shenjë se trupi po lufton me infeksionin. Por në rastin e Covid-19, mund të jetë edhe tregues se sistemi imunitar po gjeneron antitrupa.

Humbja e oreksit. Ndërsa të qenit i sëmurë rrallë i bën njerëzit grykës, ndjesia e një rënieje të oreksit shkon në përputhje me ethet si shenjë e “përgjigjes inflamatore sistemike”, sipas autorëve të studimit. Kjo do të thotë që mungesa e oreksit mund të sinjalizojë një përgjigje të madhe imune që po gjenerohet në trupin tuaj.

Diarrea. Ndërsa problemet e stomakut lidhen kryesisht me format e rënda të Covid-19, ajo që zbuluan studiuesit është se këto simptoma ishin të pranishme te pacientët me përgjigje imunitare më të lartë. Studiuesit thonë se ka gjasa që infektimi i sistemit gastrontestinal mund të rrisë përgjigjen imunitare, ndoshta duke aktivizuar qelizat inflamatore përgjatë aparatit të tretjes.

Dhimbje abdominale. Studimi ia atribuojnë këtë lloj dhimbjeje të njëjtin infeksion që shkakton diarre te pacientët Covid. Megjithatë, ata shtojnë se në këtë pikë duhen studime më të thelluara.