Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kanë nisur deklarimin e pasurisë së tyre që në 2003. Gazetarja Aranita Brahaj duke komentuar deklarimin e pasurisë së çiftit Kryemadhi-Meta ndër vite, tregoi se diku rreth viteve 2007-2008, ata nisën lëvizje të shumta në pasuri të patundshme:
“Në deklaratat e viteve pasardhëse, çifti Meta-Kryemadhi kanë goxha lëvizje në pasuri të patundshme. Janë impresionues…
Është një truall që e kanë blerë për 5 milion lekë (i blerë në kohë më të hershme), dhe ky truall më pas është dhënë për zhvillim një kompanie mjaft të njohur në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri. Përmes kësaj toke të dhënë për zhvillim ata kanë përfituar apartamente me kontratë sipërmarrje, sikurse kanë përfituar edhe mundësi shkëmbimi.
Janë subjekte që kanë blerë një apartament luksi në një vit të caktuar dhe e kanë rishitur. Rishitja është bërë me klauzola tepër interesante sepse është bërë edhe me tjetërsim kredie, pra kanë kredituar dhe më pas kanë rishitur.
Dhe ka gjeneruar mjaftueshëm të ardhura për të justifikuar atë çka edhe zoti Meta ka dalë dhe ka thënë që Monikën duhet ta kuptoni që e ka siguruar jetën e fëmijëve, shkollimin e tyre etj etj…”