Esmeralda Petrela astrologia e njohur, ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, për të folur rreth shenjave të horoskopit për këtë muaj por edhe më gjerësisht për gjatë gjithë vitit. Për Astrologen viti 2021, do të jetë i mbarë, madje jemi me fat që po jetojmë vitin e parë të kësaj dekade. Esmeralda Petrela tha për “Ditë e Re” :Është një vit goxha legjendar është vit epik, në aspektin astrologjik kishim një bashkim të famshëm planetar, mes Jupiterit dhe Saturnit dhe shënon një ngjarje që nuk ka ndodhur në, 400 vite dhe përveç kësaj është viti i Ujorit. Jemi me fat që po jetojmë këtë vit. Ajo bëri një parashikim për 12 shenjat e horoskopit, për muajt dhe vitin në vazhdim.

Dashi, ky është një muaj që pjesën më të madhe ka ndryshime në fushën e karrierës dhe imazhit të statusit, do shikojë që është më i ndjeshëm me mënyrën sesi e perceptojnë të tjerët dhe dëshiron që të bëjë diçka për të rritur imazhin e vetë. Ky vit është shumë i mirë për përfitimet dhe burimet financiare.

Demi, është një muaj shumë i mirë për të mësuar nga njerëzit pranë, për të mësuar koncepte, filozofi të reja njerëz të rinj, edhe për të mësuar nëpërmjet librave nëse nuk mund të udhëtojnë fizikisht mund të udhëtojnë më imagjinate. Periudha më e madhe e vitit është një vit i fokusuar te ndryshimet shumë të mëdha në punë dhe ndryshime pozitive nga ana financiare.

Binjakët kanë shumë mundësi të shohin ndryshmet me partnerët, njerëzit e rëndësishëm për ata si dhe ndryshime ekonomike tek partnerët apo familjaret e tyre. Një menaxhim i mire i huave financiare, sjell një rritje të ardhurash.

Gaforrja është një muaj i mirë për të krijuar raporte, kontrata ligjore, martesa periudhe e mirë për tu bërë pak më shumë bamirës për të dhënë më shumë për njerëzit e tjerë, është vit me ndryshime të mëdha financiare dhe bashkëpunimesh, vit plot të papritura.

Luani. Është prishja e muajit rutinë, organizim, disiplinë, është një vit për marrëveshje dhe njohje të reja por edhe për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Virgjëresha. Janë shumë të dhënë pas punës punojnë shumë fort rrezikojnë të kenë pak monotoni gjatë kësaj periudhe por, është një vit që krijon disa pengesa por synojnë një strukturë monotonie për ti kapërcyer.

Peshorja. Është në një periudhë të mirë pranë familjes edhe për të gjetur më shumë kënaqësi në ambientet familjarë dhe gratë më të rëndësishme të jetës, nuk duket shumë entuziaste momentalisht por është në një periudhë karikimi.

Akrepi. Është një muaj interesant kanë dëshirë për komunikim mund të promovohen, kanë dëshira për tu shprehur, është një vit i mirë për ndryshme apo lëvizje me familjen, si dhe për të rritur standardet e veta të jetesës.

Shigjetari. Është një muaj i mirë për kursimet dhe financat nuk ka kohe për njerëzit shoqëritë,është duke reflektuar,por përgjithësisht viti është shumë i mirë për të realizuar dëshira të mëdha.

Bricjapi. Ka një vit shumë të mirë çdo gjë që dëshiron realizohet fillon të ndihet i sigurt pas një viti me dyshime shumë të mëdha, dhe mund të gjejë një siguri dhe stabilizim shumë të madh të rëndësishëm gjatë stinës së verës.

Ujori. Ka ndryshime fizike monotonie në këtë periudhë, ndryshime raportesh dhe mund të gjejnë personin e jetës ose mund të martohen, momentalisht janë në botën e tyre.

Peshqit. Kanë një përiudhë shumë të mirë këtë vit, për të punuar mirë dhe të organizuar dhe në fundin e vitit do të ketë një sukses të korrur.