Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot se kufizimet më të ashpra mund të jenë vendosur në Angli, për të luftuat kundër përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri, atribuar pjesërisht një varianti të ri të virusit. Britania e Madhe është një prej vendeve më të prekura në Europë nga virusi, me 74 570 të vd ekur.
Në harkun kohor të 24 orëve, 57 725 persona janë testuar pozitiv me COVID-19, sipas të dhënave ët fundit zyrtare të komunikuara së fundi. “Ne ndoshta do të duhet të bëjmë gjëra në javët e ardhshme që do të jenë më të vështira në disa pjesë të vendit”, theksoi kryeministri Boris Johnson për BBC. Ai shtoi se mbyllja e shkollave, një masë e marrë në fund të marsit gjatë valës së parë të pandemisë, është një nga këto masa.
Edhe pse udhëheqësi konservator ka deklaruar se arsimimi i fëmijëve ishte një prioritet, ai nënvizoi se duhet të njihemi me impaktin e variantit të ri të virusit. Tre të katërtat e popullsisë janë të kufizuar për momentin dhe rikthimi në shkolla është shtyrë shtyrë për disa nxënës, veçanërisht në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, si pasojë e rritjes së rasteve. Në rajonet ku shkollat janë të hapura, Boris Johnson inkurajoi prindërit të dërgojnë fëmijët e tyre, duke nënvizuar se ata ishin në siguri të plotë. “Rreziku për fëmijët dhe të rinjtë është shumë i ulët”, shtoi ai.
Duke nisur nga e hëna, vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe grupi AstraZeneca do të administrohet në Britaninë e Madhe. Një total prej 530 000 dozash janë në dispozicion që nga e hëna, dhe dhjetëra miliona doza pritet të jenë deri në fund të marsit.