Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi, ka rrëfyer rreth pesë datave më të rëndësishme në jetën private. E ftuar në Prive, ndër të tjera ajo ka cekur edhe momentin kur bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, i propozoi për martesë.

Jonida rrëfeu se gjithçka nisi kur ajo erdhi në Prishtinë dhe Besniku i kërkoi asaj të bënin një kino-provë për një mikun e tij producent që donte të bënte një film dhe propozim për rolet kryesore ishin ata të dy.

Duke qenë se ishte një “kino-provë”, i gjithë propozimi ishte xhiruar me telefon dhe aktorja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e ruajnë me fanatizëm.

“Ne diskutuam për një film që do bënte një shok i Besnikut, dhe më tha: A bëjmë një kino-provë, pasi protagonistët janë mashkull e femër që janë çift edhe na rrinë shumë ne si karaktere. Ta bëjmë një kino-provë, e xhirojmë dhe ia çojmë këtij shokut. Ndërkohë ai nuk kishte ku ta fuste unazën dhe e kishte futur në pantallona dhe rrinte në siklet. Dalim ne, unë totalisht isha me tuta shpije pasi as që e dija se çfarë ishte. Unë nuk e di si nuk e kam kuptuar që ishte ‘ashiqare’ për çfarë e bënte, sepse isha e fokusuar profesionalisht. Nejse, bëjmë kino-provë dhe unë kthehem për ta lexuar letrën që kishte shkruar ky, kur kthehem e gjej Besnikun në gjunjë me unazën dhe aty emocionet ishin të një dimensioni tjetër”, ka treguar Jonida.