Nëse keni ndryshuar shtëpi, tani më nuk është e nevojshme që të shkoni në zyrat e Gjendjes Civile për të rifreskuar vendbanimit! Tani mund të bëhet vetëm me një klik në portalin qeveritar e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon mbi mënyrën se si procedohet.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.