Është ndarë nga jeta aktorja Marion Ramsey, shumë e njohur nga roli i oficeres Lavernes Hooks në filmin “Akademia e Policisë”. Aktorja ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare, por arsyeja e vdekjes nuk bëhet ende e ditur.

Ramsey e nisi karrierën e saj në skenë duke dhënë shfaqje Brodway dhe muzikale. Megjithatë roli që i dha famë ishte në “Akademinë e Policisë” në vitin 1984. Në vitin 2015 ajo u ribashkua me yjet e filmit “Akademia e Policisë”, si Steve Guttenberg dhe Mixhael Winslow për filmin “Lavantula”. Roli i saj i fundit ishte në vitin 2018 në filmin “When I sing”. Ramsey la pas tre vëllezër.