Mirë se të gjeta Shqipëri! E nis në gjuhën shqipe postimin në rrjetet sociale ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një video nga Tirana ajo shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian dhe angazhimin e saj për integrimin e vendit tonë. Në mesazhin e saj ajo vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë që siç thotë ajo, mezi pret ti përjetojë.

“Krenare që fillova misionin tim si Ambasadore e ri e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e udhëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë thelbësore për misionin tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, shkruan ajo krahas videos.