Kishte 4 vjet kohë për ta përgatitur, por Basha përsëri ka bërë një gabim qesharak shumëzimi në programin e paraqitur ditën e sotme.

Programi thotë: Jo vetëm kaq, por ne jemi largpamës e do marrim masa që Shqipëria të mos plaket. Për këtë arsye ne do mbështesim me të gjithë mënyrat familjet dhe prindërit që lindin fëmijë. Për çdo fëmijë të lindur, ne do të japim 3 mijë lekë në muaj për 5 vite. Rreth 30 mijë familjeve të reja do tu gjendemi në krah me këtë masë*.

Largpamësia e Bashës ka një gabim. Në Shqipëri lindin 30 mijë fëmijë mesatarisht në vit. E vërtetë. Por, meqë programi mbështet familjet për 5 vjet, a nuk duhet të përfitonin nga ky program 150 mijë familje?

30.000 shumëzim 5 bëjnë 150 mijë. Për të qënë të sigurt, kemi përdorur një makinë llogaritëse. 30.000 familje përfituese, shumëzim 1, bëjnë 30, pra jo pesë vjet.

Bravo për largpamësinë. Ca më pak për llogarinë.