Nuk e dimë si po e kaloni ju ditën e parë të 2021, por në shtëpinë e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt atmosfera është e mbushur plot dashuri e ngrohtësi.
Moderatorja ka ndarë ditën e sotme foton më të adhurueshme të Diellit dhe Jonit për të cilën duhet ta pranojmë se na shkriu zemrat.
Në foton e publikuar prej saj në Instastory dy vëllezërit shihen të veshur me të kuqe, matchy-matchy, teksa janë shtrirë në një krevat të dy.
Na mbushën zemrat me këtë foto. Kujtojmë se ditën e djeshme Arbana ka bërë një bilanc të vitit që lamë pas. Ajo ka treguar se 2020-ta nisi me një ngjarje shumë të hidhur, ndarjen nga jeta gjyshes së saj. Arbana shprehet se teksa vazhdonte qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë.
Moderatorja ka treguar se në lindjen e Diellit nuk mundi të kishte pranë të ëmën, pasi vuante bashkë babain e saj nga Covid-19. Ajo shprehet se këtë vit nuk mundi të ishte prezente në ekran, por ka qenë në kuzhinat e gjithë shqiptarëve me receta të shumtë gatimi. Bilancin e saj të 2020-tës, Arbana e ka shoqëruar edhe me fotot më të bukura të këtij viti, duke përfshirë atë që ka realizuar me dy djemtë e saj, menjëherë pas lindjes së Diellit.