Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po zhvillon një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve për mësimin online për universitetet. Kryetarja e komitetit teknik Mira Rakacolli ka thënë se nga 6 janari ka pasur një rritje të rasteve, shumë prje të cilave kanë qëne mosha të reja. Kësisoj u mor vendimi për të vijuar mësimin online për të frenuar përhapjen e COVID.
“Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 janari kemi pasur rritje javore. Kjo është shoqëruar me rritje te moshat 16- 24 vjeç.
Pavarësisht se skemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë… Edhe mësimi menduam të vazhdojë online. Edhe prania në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve.
Dihet se Tirana e ka numrin më të lartë. Ardhja e studentëve bën që të shpërndahet infeksioni dhe në ato qytete që i kemi kontrolluar. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmive dhe të familjarëve të tyre. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës. NË SHBA, Kanda, Angli”, tha Rakacolli.