Superkupa e Italisë në mes të Juventus-Napoli do të mbahet më 20 janar në stadiumin Mapeo ka konfirmuar shefi i Serie A, Luigi De Siervo. Ka pasur raporte që presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dëshiron që të shtyhet deri në maj kjo ndeshje, madje ka pasur edhe një takim në mes të fituesit të kupës më 2019-20 dhe fituesit të Skudetos. “Ishte vetëm një provokim”, ka siguruar për gazetarët De Siervo.ç “Ndeshja do të jetë e mbyllur, këto zotime do të respektohen”.

Juve dhe Napoli do të përballen në një territor neutral dhe ai është stadiumi Mapei në Reggio Emilia, që njihet si shtëpia e klubit Sassuolo në Serie A. Në vitet e fundit, kjo ndeshje është zhvilluar jashtë Italisë, por për shkak të pandemisë Covid-19 dhe për shkak se ende nuk lejohen fansat në stadiume, është vendosur që të mbahet në Itali.