Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

MESAZHI I PELESHIT: Rrugë të mbarë! Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support. Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren. Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!??