Bitcoin, kriptovaluta e parë e decentralizuar, arriti sot, për herë të parë në historinë e saj, çmimin 30 000 dollarë. Bitcoin arriti sot vlerën 31 502,77 dollarë, njoftoi agjencia Bloomberg.

Oreksi për rrezik, që pasqyrohet në blerjet e kësaj kriptomonedhe, mbetet i papërkulur, vlerësoi analisti i pavarur, Timo Emden, drejtori i “Emden Research”. Bitcoin kapërceu pragun e 20 000 dollarëve për herë të parë më 16 dhjetor dhe në ditët e fundit vendosi rekorde të reja duke iu afruar 30 000 dollarëve.

Rritja e fundit filloi në fund të tetorit, me nisjen e një shërbimi të blerjes, shitjes dhe pagesës së kriptomonedhave nga gjiganti i pagesave në internet “Paypal”.