Monika Kryemadhi duke shtruar argumente per mungesen e profesionisteve ka pohuar te Real Story e Sokol Balles faktin e hidhur. ”Jam me kancer në qafën e mitrës, por këtu nuk ka infermier të specializuar dhe keshtu detyrohem te kurohem jashte…”, tha ajo dhe argumentoi pastaj per mungesat e medha te profesionisteve ne vend.
Kryetarja e LSI-së ka treguar se dy herë në vit është e detyruar që të marrë një injeksion në gjak, pasi është operuar nga kanceri i mitrës. Por ajo ka treguar që e ka shumë të vështirë të gjejë infermierë të mirë, pasi ata kanë ikur në Gjermani, ndërsa shton se kur shkon për injeksion infermierët në Shqipëri e shpojnë 10 herë deri sa t’i gjejnë venën. Kryemadhi tregoi se në është vetëm një infermier që ia gjen venën menjëherë, por po iku edhe ai në Gjermani, asaj do ti duhet të shpohet 20 herë në vit.
“E kam të domosdoshme 2 herë në vit që të marr injeksion në gjak. E kam të vështirë që të gjej një infermier që të më gjejë venën pa më shpuar 10 herë. Është vetëm një djalë, por nëse ky ikën në Gjermani mua më duhet të shpohem 20 herë në vit”, tha Kryemadhi.