Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin. Nga qyteti bregdetar, ku inspektoi projektin e ri të infrastrukturës turistike, së bashku me kryebashkiaku Dritan Leli, Rama tha se e di e gjithë Vlora që projekti bllokohet nga Ilir Meta, ndërsa kryebashkiaku Leli tha se bllokimi i fondet ka krijuar një shqetësim në rritje nga opinioni publik.
Leli: Projekti nis nga sot nga tuneli i Vlorës në drejtim të Orikumit, do të investohen rreth10 milionë dollarë, që parashikojnë rregullimin e gjithë shtratit të rrugës, dy by-passe të Radhimës dhe Orikumit.
Ka një shqetësim në rritje të opinionit publik për bllokimin në Presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tashmë për të kaluar në fazën tjetër të investimit. Do doja të kishte një reagim.
Rama: Tani ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit.
Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër.
Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën.
Leli: Do ketë korsi të dedikuar biçikletash, do ketë trotuar deri në Orikum