Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Lungomare+ të Vlorës, e cila po merr formë me një plazh të ri të kombinuar urban dhe natyral. Rama thotë se në këtë projekt është parashikuar 1 kilometër plazh, urban dhe natyral, pishinë olimpike e pishina e fëmijëve, parkingu nëntokësore, shëtitore me pisha, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.
“Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, thotë Rama.
Kryebashkiaku Dritan Leli i cili po i tregonte punimet Ramës ka thënë se Lungomare+ ka një lloj standardi me 5 yje, duke e krahasuar me plazhet në Karaibe. “Këtu është fillimi i pjesës së re të investimit. Është Lungomare 2. Është 1 km. Shëtitorja thuajse ka përfunduar në 95% të saj. Kanë nisur të mbuillen pishat e reja. Do vazhdojë deri në fund fare ku e gjithë shëtitorja do të jetë e mbuluar me pisha. Ka funksionuar shumë mirë sistemimi i plazhit, me pjesën dekorative me atë natyrale. Kemi rreth 6 mijë metra katrore plazhe të krijuara, pavarësisht se në disa raste njerëzit ankohen; jo s’do kemi më plazhe, por beton’. S’ka pasur asnjë standard të tillë plazhe publike. Standard plazhi me 5 yje. U tha se plazhi do të mbushej nga inertet, por shikoni si është bërë. Plazhi është kthyer si në Karaibe”, tha Leli.