Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin e 15-vjetorit të vd ek jes së tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale kreu i qeverisë theksoi se sa më shumë kalon koha, aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e shqiptarëve.

” Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pus hka tuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishinqenë luf tëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Lu ftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.