Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, ku ka nisur vaksinimi për epidemiologët.

Ministrja e Shëndetësisë tha se “sot kemi nisur me vaksinimin e epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Kavajës dhe pastaj shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë”.

Më tej ajo tregoi se deri tani nuk ka pasur asnjë informacion për ndonjë efekt anësor tek ata që kanë bërë vaksinën.

Më tej Silva Bino, tregoi se deri tani nuk është humbur asnjë dozë, pasi organizimi është bënë në mënyrë të tillë që kur vaksinat të nxirren nga frigoriferi të përdoren sipas kushteve të përcaktuara.

Rama ka takuar dhe disa nga epidemiologët që kishin kryer procesin e vaksinimit, ku tregoi se kishte marrë shumë mesazhe pasi kishte bërë vaksinën.

“Çdo gjë në rregull? Se unë dje pasi bëra vaksinën mora shumë mesazhe “Mirë je? Si je”, shumë mirë jam”, tha Rama.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi dje, ku u vaksinuan shefja e Infktivit Najada Çomo, Kryeministri Edi Rama, mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo si dhe të gjithë mjekët në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.