Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi gjatë mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh pozitiv për sa i përket anëtarësimit në BE.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve politike, duke theksuar se topi është në portën tonë për sa kohë nuk është në fushën e BE-së
Mazi thekson se qëllimet e tanishme janë miratimi i kornizës negociuese dhe data për të mbajtur Konferenccën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“Në BE nuk integrohen partitë politike por vendi, të flasim me një zë të vetëm edhe vepra për rrugën në BE. Rezultatet janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk kalon në portën e BE-së. Qëllimet e tanishme janë miratimi i kornizës negociuese dhe data për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Besoj se në konferencën tjetër do të kem lajme të mira. për sa i përket SPAK dhe në lidhje me byronë unë kam dijeni se është raportuar dhe se vijon puna për marrjen e hetuesve përkatës”, tha Mazi.