Përmbytjet dhe reshjet e shiut kanë pushtuar vendin gjatë ditëve te fundit duke shkaktuar jo pak dëme. Këtë mesditë të së dielës është vënë re se mjegulla ka “pushtuar” kryeqytetin. Fotot e mëposhtëme tregojnë se për pak çaste shiu ja la vendin mjegullës për të rinisur përsëri.

Kujtojmë që sinoptikanët parashikojnë ditë me shi edhe për javën që fillon nesër. Shirat prej dy javësh janë prezent në të gjithë territorin e vendit.