Duket si një përjetësi, por është vetëm në vit. Pikërisht dymbëdhjetë muaj, pasi Italia zbuloi zyrtarisht se kishte përbindëshin në shtëpi. Kryeministri Conte ua zbuloi atë 60 milionë qytetarëve më 31 janar: Dy rastet e para të konstatuara në Itali, janë turistë kinezë. Po, sepse në mbrëmjen e 30 janarit, një burrë (67 vjeç) dhe një grua (66), të martuar, ishin shtruar në spitalin “Spallanzani” në Romë.

Ata kishin simptoma të koronavirusit dhe ishin nga Wuhani. Tamponi konfirmoi: ata ishin kontraktuar me Sars-Cov-2, deri asokohe i panjohur në Itali dhe Europë. Atë ditë, 30 janar, filloi sprova e çiftit kinez. Zgjati dy javë, pastaj nis përmirësimi i ngadaltë, dalja nga terapia intensive dhe qetësimi. Më 19 mars, nuk kishte më dyshime. Qindra e mijëra njerëz do të përjetojnë makthe edhe më të këqija që nga ai moment. Shumë do të humbin jetën e tyre për shkak të Covid 19. Më shumë se 87 mijë persona të vdekur deri më sot në Itali. Fatkeqësisht, bilanci është i prirur të rritet edhe më tej me kalimin e ditëve dhe të muajve.

Të gjithë, për shkak të atij virusi të mallkuar, Sars-Cov-2, të cilin vetëm vaksina mund ta mposhtë. Dy bashkëshortët kinezë, të cilët vinin nga provinca e Wuhan-it dhe që kishin zbarkuar në Malpensa para fundit të janarit 2020, duke udhëtuar më pas si turistë lart e poshtë Italisë, na bënë të kuptojmë se për çfarë fati ishim të destinuar.

Frika mes njerëzve u përhap, pasi dhoma në Hotel “Palatino”, në zemër të Romës, ku ata kishin qëndruar, ishte vulosur dhe pastruar. Gjë që së shpejti do të kthehej në psikozë. Të nesërmen u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u bllokuan fluturimet nga dhe për në Kinë. Pastaj do të fillojnë shtrime të tjera në spital, buletinet ditore të Mbrojtjes Civile, raportimi për zonat e kuqe, bllokimet, maskat, shkollat ​​e mbyllura. Miliona jetë u kthyen përmbys, deri më (me vështirësi) sot. Duket si një përjetësi, por ka kaluar vetëm një vit.