Hungaria, është bërë vendi i parë i BE që ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kineze CoronaVac, të kompanisë shtetërore kinieze Sinopharm, tha Cecilia Muller.

“Sot Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe të Ushqimit (OGYEI) dha miratimin e vet për vaksinën e Sinopharm,” tha ajo. Javën e kaluar Hungaria gjithashtu në ndryshim me vendet e tjera të unionit europian dha një licencë të përkohshme për vaksinën ruse Sputnik V.