Ky test i inteligjencës i sfidon edhe personat më të mençur me pyetjet interesante dhe ngacmuese.Në fakt, ky test me pak pyetje është aq i vështirë, saqë krijuesi Cody Cross pohon se vetëm ata me doktoraturë arrijnë t’i qëllojnë të gjitha pyetjet.Testi, i cili gjithashtu është publikuar edhe në PlayBuzz, i kombinon enigmat e fjalëve me pyetje të njohurive të përgjithshme, dhe përfshin tema nga fusha të ndryshme.

Vërejtje: Përgjigjet e sakta janë në fund të artikullit! Pyetja e parë: Sa pika janë gjithsej në dy zare? Përgjigjet: A) 42; B) 48; C) 32; D) 23

Pyetja e dytë: Dita pas ditës së ditës së nesërme është katër ditë para ditës së hënë. Çfarë dite është sot?Përgjigjet: A) E enjte; B) E marte; C) E hënë; D) E mërkure

Pyetja e tretë: Çfarë ngjyre formohet kur e përzieni ngjyrën e kaltër me të kuqe?Përgjigjet: A) Të verdhë; B) Vjollce; C) Të portokalltë; D) Të gjelbër

Pyetja e katërt: Tri pula i bëjnë 3 vezë për 3 ditë. Sa vezë i bëjnë 12 pula për 12 ditë? Përgjigjet: A) 144; B) 48; C) 12; D) 24

Pyetja e pestë: Si njihet ndryshe sodiumi?Përgjigjet: A) Kripa; B) Glukoza; C) Uthulla; D) Zbardhues Pyetja e gjashtë: Çka udhëton përreth botës por qëndron në një vend të vetëm? Përgjigjet: A) Një diplomat; B) Hëna; C) Vula; D) Dielli

Pyetja e shtatë: Sasia e ujit që derdhet në një rezervar dyfishohet çdo minutë. Rezervari mbushet plot për fiks një orë. Për sa minuta rezervari është i mbushur vetëm deri në gjysmë ?Përgjigjet: A) Për 31 minuta; B) Për 30 minuta; C) Për 59 minuta; D) Për 29 minuta

Pyetja e tetë: Vijnë gjatë natës pa i ftuar ndokush, dhe humbin gjatë ditës pa i vjedhë ndokush. Çfarë janë ato?P ërgjigjet: A) Yje; B) Hutat; C) Lakuriqët; C) Vampirët

PËRGJIGJET E SAKTA TË PYETJEVE JANË KËTO: 1. 422. E marte3. Vjollcë4. 485. Kripa6. Vula7. Për 59 minuta8. Yjet.