Që nga fillimi i vitit 2021, Liqeni i Prespës është rritur për 14 centimetra dhe tani është në nivelin 842.36. Lajmin për rritjen e nivelit të liqenit në Facebook e ndau kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski.
“Sektori për mjedisin jetësor i Komunës së Resnjës, pas matjeve të bëra, më informoi se që nga fillimi i këtij viti niveli i Liqenit të Prespës është rritur për 14 cm, përkatësisht niveli aktual është 842.36. Ky është një lajm i mirë, në një vit kur duhet edhe institucionalisht të fillojë një numër i aktiviteteve për shpëtimin e liqenit tonë”, informon Gosharevski.
Muajin e kaluar, rajonin e Prespës e vizitoi Kryeministri, Zoran Zaev, i cili kumtoi se qeveria ka siguruar 80 milionë denarë fillestarë për revitalizimin e liqenit, niveli i të cilit ishte shumë i zvogëluar në krahasim me mesataren.
Më 30 dhjetor 2020, niveli i ujit të liqenit të Prespës ishte 1.52 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për atë muaj, me çka për 50 centimetra e tejkaloi minimumin absolut, treguan matjet e bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).