Protestuesit që mbështesin Donald Trump kanë vërshuar brenda Kongresit në SHBA. Teksa në dy dhomat zhvillohet debat për votat elektorale dhe numërimin e tyre, protestuesit kanë vendosur që të mos lejojnë mbledhjen.
Sot pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve në SHBA nga Kongresi teksa Trump pak më parë deklaroi se ai nuk dorëzohet dhe nuk do e pranojë fitoren e Biden.
Nga ana tjetër zv/presidenti në detyrë Mike Pence deklaroi në Kongres se nuk mund të shmangë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të ndjekë parimin e tij.