Ish mbrojtësi i Reds, Mark Lawrenson, ka thënë se çdo pikëpyetje për skuadrën e Jurgen Klopp për sezonin 2020-21 binë pashë pasi ai ka fituar edhe pa gjysmën e skuadrës

Mark Lawrenson ka ofruar përgjigje “interesante” për të gjithë ata që kanë dyshuar në Liverpoolin e sezonit 2020-21, me legjendën e Reds që ka shtuar se skuadra e Jurgen Klopp është e “para edhe pse gjysma e skuadrës së tyre mungon.

Lëndimet zbarkuan në Anfield këtë sezon me Virgil van Dijk, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold, Alisson, James Milner, Thiago Alcantara dhe Diogo Jota që për shumë kohë ishin jashtë.

Pavarësisht se është dashur të jenë kreativë disa herë, Klopp i ka udhëhequr kampionët deri me tani në krye të Premier Ligës.

“Nëse ata nuk do të krijonin shanse ky do të ishte një shqetësim serioz, por ata kanë bërë plot të tilla”, tha Lawrenson për BBC Sports pasi që Liverpool lëshoi pikë kundër West Brom dhe Newcastle gjatë periudhës festive.

“Nëse ata do të shënonin një gol kundër Newcastle të mërkurën, të cilën gjë është dashur ta bëjnë, do të fitonin dhe sot do të ishin pesë pikë para vendit të dytë dhe të gjithë ne do të thoshim, ‘kush do ta ndal Liverpoolin tani”.

“Në këtë rast ata janë vetëm tri pikë para. Është prapë mirë, kjo ndryshon percepcionin se si po ja del skuadra e që në të vërtetë nuk duhet ta bëjnë. Kam biseduar me tifozët e Liverpool të cilët me thonë ‘oh, ne nuk po ja dalim mirë këtë moment dhe nuk duhet t’i humbim këto raste shënimi”.

“Përgjigja ime ishte si zakonisht e qetë ku ju thashë ‘jo, ata janë në krye të ligës me gjysmën e skuadrës që ju mungon – dhe të tre sulmuesit kanë qenë të tmerrshëm në këto tri vite, apo jo?’”.