Një grua me aftësi të kufizuara është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo shkruan se dr. Anika dhe dr. Astriti dhe stafit i “Koço Gliozhenit” janë kujdesur për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë.

“Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë,” shkruan Manastirliu.