Në këtë puntatë të veçantë festive e shumë ndryshe nga të tjerat në “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca e ftuar ishte një personazh po ashtu i veçantë. Pikërisht Luana Vjollca! Po po, siç e lexuat! Fal kreativitetit e dëshirës për t’i plotësuar një kërkesë publikut për ta parë të ftuar autoren e moderatoren e emisionit, Vjollca mendoi që të “vetëftohej” e të ishte përballë vetes në Shiko Kush LUAN. Gjatë një interviste përballë vetes Luana moderatore pyet Luanën “showgirl”:
“Kë do më shumë mami jot, ty apo Marinën?”dhe përgjigjja e saj ishte: “Mua!” Luana (moderatore): Si ty? Luana (showgirl): Normal që mua! Ç’është kjo pyetje njëherë? Luana (moderatore): Kaq e bindur je? Pse apo se je miss shkalla dhe miss pallati ti?
Luana (showgirl): Jo, në fakt përsa i përket bukurisë, Marina, jo se është motra ime, ja e tha dhe publiku, është një ndër femrat më të bukura që ka Shqipëria! Është shumë herë më e bukur se unë dhe shumë herë më e ëmbël se unë. Po une ngaqë jam më e vogla dhe tërë jetën time kam bërë “drejtoreshën e shtëpisë”. Kur shkoj unë në shtëpi, nëse mami është duke parë kanalin andej e çon vrap te unë që mos i bërtas.”
Kështu më në fund në mënyrë ekskluzive për publikun besnik të “Shiko Kush LUAN” mësuam dilemën e madhe se cila është e preferuara e mamit midis saj dhe Marina Vjollcës.