Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot ambientet e ISHP, ku krahas takimeve me stafin kanë inspektuar edhe depon ku ruhet vaksina Anti-Covid.

Teksa transmeton pamjet nga dhomat frigoriferike, Kryeministri shkruan: “Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer. Me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”.