Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ka theksuar se vijon puna për marrjen e dozave të para të vaksinës anti COVID nga Pfizer, ndonëse thekson se lu fta me virusin është ende larg fundit.

Ministrja tha se kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë. Sipas saj edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para brenda muajit shkurt.

“Lu fta me COVID është ende larg fundit edhe pse vaksina është drita që shihet në fund të tunelit. Përpjekjet tona janë maksimale dhe jemi të vendosur në mundësim sa më të shpejtë të dozave të vaksinës. E ndërkohë që stafet tona janë në krye të detyrës për tiu përgjigjur çdo qytetari që ka nevojë për kujdes shëndetësor. Përpjekja jonë e pandaluar për sigurimin e vaksinave.

Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do ti qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para.

Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt. Vaksina është malli më i dërguar në botë. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë. U angazhuam në paraagimin e marrëveshjes Pfizes.

Puna jonë vijon për të lidhur marrëveshje me vende europiane për të siguruar doza të tjera të vaksinave. Megjithatë në botë po rriten infektimet. Të jemi të kujdesshëm. Të mos ulim vigjilencën ndaj virusit. Vëmendja është sot më shumë se kurrë për çdo qytetar. Me punë pa fjalë ia kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve. 36 autoambulanca të reja iu shtuan flotës anti covid. Një spital i ri do i shtohet rrjetit të spitaleve tona me financimin e turqisë mike”, tha ajo.