Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video-deshmi të Vjollca Xhaollarit, një nënë nga Durrësi e cila rrefen historinë e vështirë të djalit të saj 16-vjeçar dhe problemeve me shëndetin që në lindje.

Duke e konsideruar një mrekulli, nëna nga Durrësi tregon se pas transplaniti të veshkës djali i saj gezon shëndet të plotë. “Vendosa ta dhuroja veshkën për djalin, shyqyr Zotit gjerat na ecën mbarë pas mundësisë që na dha shtetin ne nuk shpenzuam asnjë lekë”, shprehet nëna nga Durrësi.

Ministrja Manastirliu shkruan se ky është fillimi i ri për Rinaldon dhe familjen e tij, ndërkohë janë edhe 101 qytetarë të tjerë që e kanë përfituar transplantin falas 100% financuar nga shteti. “Për Rinaldon dhe nënën e tij ky është një rifillim i ri, falë kryerjes me sukses të transplantit të veshkës #falas për 16-vjeçarin, me financim 100% nga shteti. Pas shumë vitesh të vështira, siç thotë Vjollca, ka ndodhur një mrekulli. 1️⃣0️⃣1️⃣ qytetarë e kanë përfituar transplantin #falas në spitalet jopublike, me financim nga shteti, që prej fillimit të ofrimit të këtij shërbimi në vitin 2015 “, shkruan Manastriliu.

16 vjeçari nga Durrësi nuk ka patur funksionale asnjë nga veshkat e tij dhe deri kryerjen e transplantit jeta e tij ishte vetëm dyerëve të Spitalit. Familja nga Durresi  si edhe 100 familjet e tjera falë financimit nga shteti kane kryer nderhyrjen delikate falas.