Kush është partneri që e futi në telashe me policinë vajzën e këngëtares – Marina Fara po shijon historinë e saj të dashurisë me biznesmenin shkodran. Prej pak kohësh çifti ka zyrtarizuar këtë marrëdhënie dhe tashmë nuk i fshihen më syrit të publikut. Ajo dhe Alis, janë duke shijuar disa ditë të nxehta në Dubai. Ka qenë vetë vajza e Eli Farës që ka publikuar foto nga pushimet e tyre. Ashtu si jemi mësuar ta shikojmë, ajo nuk i ka kursyer pozat ‘hot’. Si gjithnjë brunia seksi di sesi të ngrejë temperaturat me pozat seksi edhe në dimër. Por, ndryshe nga herët e tjera, ajo s’i ka kursyer edhe pozat me partnerin. Duket se marrëdhënia mes të dyve është drejt kurorëzimit. Madje çifti ka planifikuar dasmën, e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër. Çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis. Por kush është djaloshi që ka fituar zemrën e bukuroshes seksi?
Alis Hysa, vëllai i ish-kampionit të boksit Nelson Hysa, është mes personave të arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Përmetit pasi u kap në përgjimet e dosjes “Mezhgorani”. Lidhja e Alis Hysës me modelen Marina Fara, vajzën e këngëtares Eli Fara, ka bërë që policia të mësyjë edhe në shtëpinë e saj për kontroll. Nga kontrolli në shtëpi, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Në përgjimet e bëra nga prokuroria ka dalë se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit, pikërisht Alis Hysën. Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin e saj të gjendjes civile, Roxhensa Vangjush Kapurani, ndërkohë pas pagëzimit ajo ka ndryshuar emrin, njëkohësisht ka hequr dorë edhe nga mbiemri i të atit. Bëhet me dije se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me Alis Hysën, madje një rast vajza e këngëtares e ka ndihmuar Hysën edhe t’i largohet policisë.
Alis Hysa ka qenë duke u ndjekur nga policia, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte bashkë me një person tjetër, po transportohej një sasi e madhe lënde narkotike. Por, sapo ka vënë re se makina e tyre po ndiqej nga policia, Alis Hysa dhe shoku i tij e kanë braktisur atë dhe janë larguar për disa minuta në këmbë. Në një moment, siç ka dalë në përgjime, Alis Hysa ka marrë në telefon të dashurën e tij, Marinën, e cila e ka marrë me makinën e saj bashkë me shokun dhe i ka larguar nga vendngjarja. Mesa duket, gjithçka është sqaruar nga organet e drejtësisë, dhe tashmë Marina dhe Alisi mund të shijojnë dashurinë e tyre.