Spartak Salihaj, një serfist ngeli sot në det, në plazhin e Darëzezës prej disa orësh, ndërsa policia ka arritur tashmë ta shpëtojë. Lajmin e konfirmoi fillimisht shoku i tij Artur Sulejmani. Ndërkohë që policia nisi ta kërkojë atë me një mjet peshkimi privat. Pas disa orësh ankthi për të, ai u shpëtua nga forcat e policisë.
Informacion paraprak: Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit. Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf. Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore