Investimet e kryera nga qeveri në Kamenicë, në Delvinë kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e banorëve të zonës. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga transformimi i kryer në shkollën e fshatit, rrugët dhe ujësjellësin e ri. Sot shkolla e Kamenicës nga një gërmadhë është shndërruar në një shkolle me kushtet më optimale. Dëshmitë e nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle tregojnë se si është transformuar ky ambient.
Mësuesit shprehen se më parë në shkollën e vjetër shkruanin në një dërrasë të kalbur ndërsa sot duket qartë transformimi. Edhe nxënësit shprehen të kënaqur për investimet e kryera. “Sot po mësojmë në ambiente të bukura e komode. Kemi kushte optimale, ndryshimi është 100 %”, shprehen ata.
Ndërkohë banorët vlerësojnë edhe investimet e kryera në infrastrukturë. “Rrugët na i ka bërë bashkia të mira. Ishin me baltë, gurë“, theksoi një nga banorët e fshatit. Bashkia gjithashtu ka kryer edhe pastrimin e kanaleve kulluese. Në Kamenicë, falë investimit të kryer nga qeveria për ndërtimin e ujësjellësit të ri, sot banorët furnizohen 24 orë me ujë.