Kur duhet dhe 1 muaj qe koalicionet te certifikohen zyrtarisht, data 7 shkurt është përcaktuar si dita e regjistrimit të partive në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ka nisur takimet me aleatët. Tre nga shumë çështjet që janë në tavolinë janë listat, lormula e koalicionit dhe pozicionimi i aleatëve. Për këto tema kreu demokrat po negocion me krerët e partive aleate. Ndërsa kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me Bashën ka thënë për Abcnews se marrëdhënia duhet konsideruar jo si pazar, por si një zgjidhje për shqiptarët.

“Nëse ka një subjekt politik që ka nevojë për koalicion, sot është Partia Demokratike. Pavarësisht se siç mund të mendojnë sondazhet apo idetë, këto do të vijnë në një racionale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, deri në ditën e fundit të votimit, deri kur të numërohet vota e fundit.

Mënyra e ndërtimit të koalicionit nuk është pazar. Koalicionet ndërtohen mbi bazën e elementëve faktikë që kanë tq bëjnë me peshën elektorale të gjithsecilit subjekt”, tha Mediu.