Dy ditë më parë në Shqipëri nisi vaksinimi kundër Covid19. Shipëria ka siguruar 975 dozat të vaksinës anti-COVID nga një vend i BE, ndërkohë që pritet që javën e tretë të janarit të vijnë afro 11 mijë doza nga Pfizer. Kjo pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe kompanisë PFIZER, CEO-n e të cilit kryeministri Rama e takoi personalisht në New York e që më pas u arrit edhe kontrata për 500 mijë doza të vaksinës.

Por, disa media në Tiranë dhe opozita kryesisht, më shumë se lajmit që nisi vaksinimi, i ka ‘merakosur’ vendi që i ka dhuruar 975 dozat e para. Në fillim thanë Serbia, pastaj Turqia (edhe pse kryeministri Rama qe shprehur që na i ka dhuruar një vend i BE që nuk do t’i dalë emri), më tej thanë Austria ose Gjermania, e sot po thonë Italia. Nga kurioziteti, mediat po i marrin me radhë të gjitha shtetet e BE-së, e mesa duket në 27 ditët e ardhshme kjo histori do të vazhdojë duke vazhduar me shtetet e tjera anëtare të unionit. Pyetja që shtrohet është: Po nesër, cili shtet do e ketë radhës pas Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë? Ky është hall i madh.

Ndërkohë nga ana tjetër, opozita e disa analistë pranë saj kanë shkruar shumë më larg duke vënë në diskutim edhe ekzistencën e vaksinës apo cilësinë e saj, a thua se bëhet fjalë për vezë e jo për një ilaç që ka në dorë jetën e njerëzve. Megjithatë, lajmi i mirë është që vaksinimi në Shqipëri ka nisur më shpejt nga çe prisnin edhe më optmistët./Lexo.al