Një ditë pasi protestat përfshinë Capitol-in në SHBA, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën.
“Ne të gjithë pamë dje imazhe të pakëndshme nga pushtimi i Kongresit Amerikan, më zemëruan dhe gjithashtu më trishtuan. Më vjen keq që nga nëntori Presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij, njësoj e u soll dhe ditën e djeshme” shtoi Merkel.
Merkel tha se vetë presidenti duhej të pranonte një pjesë të përgjegjësisë për dështimin në zgjedhje.
“Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve do të ketë fitues dhe humbës. Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese” – tha Merkel.