Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, mjeku Tiran Kalo, një ndër vullnetarët e parë që bëri ‘live’ këtë vaksinë e shikon si ‘fillimin e përfundimit të pandemisë. Në shkrimin e radhës në ditarin e tij në Facebook, Kalo nuk e ka kursyer edhe një mesazh për ‘gjithollogët’.

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e tyre gabuan në parashikimet e tyre që kjo pandemi do merrte fund nga vera apo vjeshta e 2020, ai ka një kërkesë për ta. Që të mos nisin sërish me teoritë konspirative për vaksinën që do të ndikonte në frenimin e popullatës për t’u vaksinuar.

“Kohë kovidiane….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19, 2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë 3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimi ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….Nga sot kemi me siguri fillimin e përfundimit të pandemisë…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të mAdh pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….durim e shpresë se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever”, shkruan Kalo.