Milani ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Beneventon në kuadër të javës së 15-të në Serie A. Pas 15 minutash lojë, Rossonerët fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie.
Por, në minutën e 34-të, Milani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Sandro Tonali u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të kundërshtarit. Miqtë nuk u ndalën me kaq dhe e shënuan edhe golin e dytë në minutën e 49-të me anë të Rafael Leaos.
Benvento kishte shansin që të ngushtonte rezultatin e Milanit, po të mos dështonte Caprai nga pika e bardhë. Pas javës së 15-të, Milani është në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se Interi.