Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi ku ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Ka qenë ky i fundit që ka bërë një postim në rrjetet social, teksa shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon, ishin në fokus të takimit.
“U takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon në fokus të bisedës.”