Ministrja suedeze për Punët e Jashtme, Ann Linde është zgjedhur ditën e sotme si kryesuese e radhës së OSBE. Linde ka falenderuar paraardhësin e saj, Kryeministrin Edi Rama dhe ekipin shqiptar për punën inspiruese gjatë vitit të kaluar.

“Pavarësisht rrethanave sfiduese , ju ia arritët të merrni vendime të rëndësishme dhe të vendosni një udhëhejqje të re ekzekutive të OSBE”- shkruan ministrja suedeze, Ann Linde në Twitter.