Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka takimin e parë pas emërimit në detyrën e re e ka zhvilluar mje ambasadorin e BE Luigi Soreca.
Përmes një postimi në rrjetet vetë ministrja Xhaçka shkruan se në takim pati shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit evropian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.
“Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, shkruan Xhaçka në Facebook.