Monika Kryemadhi këtë të premte e ka nisur me një takim me banorët në njësinë numër 4 në Tiranë. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka listuar një sërë problemesh sipas së cilës po përballen shqiptarët, duke theksuar se është është e rëndësishme që bindin shqiptarët që më 25 prill të shkojnë drejt kutive votimit për të votuar ndryshimin. Ndër të tjera Kryemadhi është shprehur se krizat i janë shtuar Shqipërisë, pasi kishim tërmetin, pandeminë dhe nuk kemi parë asnjë përgjegjësi të një strukture shtetërore për ta bërë më të lehtë problematikat e njerëzve, por përkundrazi ua kanë shtuar.
“Në të gjithë Tiranën ne kemi konstatuar problematika pa fund, sepse nuk është vetëm çështja e punësimit të të rinjve, por është edhe çështja e administrimit, sepse në një farë mënyre sot njerëzit e kanë problemin të përditshëm. Tirana ka një listë të gjatë problematikash. Pas këtij takimi unë do të nisem për në Elbasan, por kudo që të shkosh është e njëjta situata, sepse që na veriu deri në jug, lindje e perëndim, arroganca dhe arbitrariteti që kanë strukturat e shtetit, qofshin këto qendrore dhe vendore ka kaluar çdo limit. Ajo që të bën më shumë përshtypje është që shteti është mbrojtësi i qytetarit, nuk është kamxhiku dhe dhunuesi i qytetarëve. Beteja nuk është midis shtetit dhe qytetarëve, beteja është midis të paligjshmes dhe shtetit dhe qytetarët janë ata që kanë ndërtuar shtetin dhe me paratë, me taksat e tyre shteti mbahet. Në fakt kjo arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve rëndon tashmë.
Ne duhet të orientojmë qytetarët që ato të kenë vetëbesim për të vepruar dhe për të krijuar hapësirat edhe për të qenë të aftë për të kërkuar dokumentet, me çfarë autorizimi vjen, me çfarë dokumenti vjen, sepse që të hysh në shtëpinë e një banori duhet të kesh një vendim gjykate. Ne kemi një këshill bashkiak që është ilegjitim për shkak të një procesi i cili është vendim partie, pasi ka qenë votim partie, dhe jo votim qytetarësh edhe pse ne kemi përgjegjësitë tona si opozitë për krijimin e kësaj situate, por kjo na rrit më shumë përgjegjësinë që më 25 prill ne të trokasim në çdo derë, të flasim me çdo qytetar sepse 100 ditë na ndajnë nga 25 prilli.
10 minuta në ditë secili nga në t’ia kushtojnë një miku, një shoku është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot i kanë taksat më të larta, shqiptarët sot janë më të varfër, shqiptarët sot janë papunë, shqiptarëve sot u kanë ikur fëmijët, shqiptarët sot janë më të pasigurt, shqiptarët duan një ndryshim dhe ky ndryshim vjen me votën e 25 prillit. Ne me votë duhet tu japim forcën njerëzve që na sjellin ndryshimin. Dhe grabitja e pronës është një tjetër problem. Krizat i janë shtuar Shqipërisë, pasi kishim tërmetin, pandeminë dhe nuk kemi parë asnjë përgjegjësi të një strukture shtetërore për ta bërë më të lehtë problematikat e njerëzve, por përkundrazi ua kanë shtuar. Ndaj unë do tu lutesha secilit nga ju që çdo ditë nga 10 minuta të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që më 25 prill të shkojë në kutinë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për ta shpërndarë dhe për ta çuar shtëpi më shtëpi”, tha Kryemadhi.