Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku i ftuar në studion e ‘News24’ u pyet në lidhje me ironizimin që kryeministri Edi Rama bëri për të në Instagram. Marku u shpreh se nuk i bën aspak përshtypje pasi Rama njihet për gallatat që bën. ‘Me thënë të drejtën nuk më bën përshtyje se e njohim atë vetëm gallata di të bëjë, e kujtoj atë rast , jam njeri, nuk më vjen mirë, kam emocione, dhe Papa Francesku një gruaje i gjuajti.. unë nuk i gjuajta fare. Por debati aty ishte ne irritim e sipër.

Unë isha emocionalisht i ngarkuar, sepse po diskutohej ligji për median. Situata ishte shumë kritike. Unë flisja, ai merrte mesazhe me telefon për të më ndërprerë mua’ u shpreh Marku. Kryeministri Edi Rama ironizuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të caktuar në Lezhë si drejtues politik të fushatës, Mark Marku. Rama postoi në Instagram një video të Markut me deputetin e PS, Musa Ulqini, ku Marku i thotë: Mbylle gojën, do ta fus me shishe kokës, mos ha m*t kot. Rama shkruan se ky është kandidati i PD për ministër Arsimi.