Reshje shiu dhe bore kanë përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore kombëtare kryhet normalisht. ARRSH bëri të ditur se gjatë ditës së sotme është kryer pastrimi nga bora i aksit rrugor Korçë-Boboshticë – Dardhë.
Më herët, ARRSH informoi se në disa akse rrugore si Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash në km 107 dhe Shkopet-Ulëz kapatur rënie inertesh në trupin e rrugës, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer pastrimin e rrugës dhe po mbajnë nën kontroll situatën.
Po ashtu ARRSH, bën të ditur se janë pastruar dhe gurët e rënë në karrexhatë, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë-Leskovik. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes dhe levizjen me shpejtësi të ulët për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.